Lajme aspak të mirë për Roberto Mancinin dhe kombëtaren italiane. Matteo Politano ka lënë grumbullimin e të kaltërve para dy ndeshjeve të fundit të fazës së grupeve të Nations League me Anglinë dhe Hungarinë të planifikuara për 23 dhe 26 shtator për arsye fizike.
Këtë e ka konfirmuar klubi i Napolit përmes një shënimi në faqen e tij zyrtare.
“Matteo Politano largohet nga kombëtarja dhe kthehet te Napoli. Sulmuesi blu, i cili pësoi një traumë (ndrydhje) në kaviljen e djathtë të dielën, në “San Siro”, kundër Milanit, do të nisë fazën e rehabilitimit pas vlerësimit që bëri stafi mjekësor i kombëtares.”
Një problem tjetër për trajnerin e të kaltërve, i cili tashmë në sulm duhet të heqë dorë nga elementë themelorë si Chiesa, Berardi dhe Insigne.
Në dispozicion të Mancinit, i cili në orët e fundit duhet të heqë dorë edhe nga Verratti, për repartin e avancuar mbeten Gnonto, Cancellieri, Grifo, Immobile, Raspadori, Scamacca dhe Zerbin.
Siç u zbulua ditët e fundit, në këtë pikë Mancini pritet të ndryshojë modulin e lojës duke kaluar në skeën 3-5-2.