Futbollistët në kazino, dënohet nga klubi

Vardari i Shkupit për dy futbollistët e saj ka ngritur procedurë disiplinore për shkelje të statutit disiplinor të klubit para ndeshjes së fundit të zhvilluar në Ohër kundër Ohrid Lihnidos në kuadër të javës së 16-të në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Fjala është për sulmuesin Filip Petkoski dhe mbrojtësi Trajçe Stojkoski, të cilët një ditë para ndeshjes së të shtunës, ishin parë në një nga kazinot e Ohrit.

“infOSport.mk” kishte bërë publik lajmin lidhur me këtë skandal, ndaj të cilit tashmë kanë reaguar edhe drejtuesit e Vardarit.

Këta të fundit kanë vendosur që Petkoski dhe Stojkoski të gjobiten me 3 paga mujore, ndërsa gjithashtu në 15 ditët e ardhshme do të stërviten me kategoritë e reja.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rama për Komisionin Hetimor: Është krijuar mundësia për të parë se e vërteta është ndryshe

Story i radhës

Edi Rama nesër në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve: Mezi pres të shkoj, mos e humbni

Të fundit nga