Fustani i Monika Lubonjës shkon në Oscar

March 29, 2022
1 minut lexim

Monika Lubonja nuk ka arritur të marrë pjesë ndonjëhere në ceremoninë e çmimeve “Oscar”(të paktën ende), por një nga veshjet që asaj ia kemi parë në “Big Brother VIP” e pamë edhe në ceremoninë prestigjoze të ndarjes së çmimeve.

Nëse fustani i Tiffany Haddish iu duk i parë, nuk e keni patur gabim. Sepse Monika e ka veshur të njëjtin model në formatin e famshëm shqiptar.

Në një nga netët e spektaklit të “Big Brother VIP”, Monika është shfaqur me fustanin e stiluar nga stilisti Valdrin Sahiti, i cili ishte po ashtu edhe i përzgjedhuri nga aktorja e famshme.

Bëhet fjalë për një fustan të zi të gjatë dhe të ngushtë që në pjesën e krahëve është i fryrë. Ndërkohë pjesa e dekoltesë lidhet me shpinën përmes një shiriti me gurë të bardhë.

Tiffany e ka kombinuar veshjen me një palë taka të larta e të bardha teksa është treguar minimaliste me aksesorët duke përdorur vetëm një unazë të madhe. Kurse Monika i kishte shtuar veshjes së saj një byzylykë dhe vathë ekstravagantë.

Monika është konsideruar si një nga banoret që është veshur më bukur në “Big Brother VIP” me një stil elegant dhe shpesh edhe rinor.

Image

Monika Lubonja

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Krijimi i Super Ligës së Evropës, flet Al-Khelaifi

Story i radhës

Fëmijët refugjatë nga Ukraina dhe problemet e shëndetit mendor

Të fundit nga

Bekim Sali: E ardhmja jonë është NATO dhe BE!

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali në rrjetin social facebook ka shkruar se fjalimet në sesionin pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në kuadër të përvjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit, nga Sekretari

​Ngjarjet e datës 27 maj

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), mban mbledhjen e radhës. (Objekti i Prokurorit së Shtetit, ora 09:30) Teach For Kosova dhe Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, në kuadër të projektit
sqmken
ShkoLartë