Krijimi i Super Ligës së Evropës, flet Al-Khelaifi

Projekti i propozuar për Super Ligën e Evropës nuk do të rikthehet në shqyrtim, dhe këtë gjë e thotë presidenti i PSG-së dhe i Asociacionit të Klubeve Evropiane (ECA), Nasser Al-Khelaifi.

Gjigandët evropianë si Barcelona, Real Madrid e Juventus ende qëndrojnë pas dëshirës që ky projekt të miratohet, por tani Al-Khelaifi ka vënë pikëpyetje në këtë mundësi.

12 klube të cilat e përkrahën krijimin e Super Ligës u larguan nga ECA në prill nga ky institucion, por me protestat e tifozëve për këtë projekt, nëntë prej tyre (AC Milan, Arsenal, Chelsea, Atletico Madrid, Inter, Liverpool, Manchester City, Manchester United and Tottenham) u rikthyen përsëri.

“Super Liga nuk ekziston , jo e para, as e dyta. Të gjithë janë kundër saj. Nga tifozët, mediat, klubet, klube të mëdha dhe të vogla. Janë tre klube të cilat dëshirojnë formimin e saj, dhe gjëja më e çuditshme është që ato janë ende duke shijuar garat e UEFA-s”, tha Al-Khelaifi.

Po ashtu, presidenti i PSG-së e konfirmoi qëndrimin e tij edhe kundër idesë që Kupa e Botës të zhvillohet çdo dy vite.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kryeministri Kurti takoi përfaqësuesit e Konfederatës së Sindikatave Norvegjeze dhe Federatës Norvegjeze të Punëdhënësve

Story i radhës

Fustani i Monika Lubonjës shkon në Oscar

Të fundit nga