Tyson Fury, i ka dhënë afat prej 48 orësh boksierit Anthony Joshuas, për të vendosur rreth përballjes mes tyre.
Fury tha se Joshua po vonohet.
Boksieri i kategorive të rënda mund të ndeshet edhe me ukrainasin Oleksandr Usyk për të gjithë titujt.
“Kam qenë optimist rreth tre javë më parë, por nuk duhet të duhet kaq shumë për të nënshkruar një kontratë. Ne do ta dimë gjithsesi deri të hënën, sepse nëse nuk bëhet deri të hënën, atëherë unë do të vazhdoj. Nuk do ta pres një djalosh që ka humbur tre nga pesë meçet e tij të fundit, ai është me fat që po i jap një mundësi për titull botëror”, ka thënë ai.