Furnizimet e ndihmave nuk po arrijnë në Mariupol

April 1, 2022
1 minut lexim

Forcat ruse nuk kanë lejuar furnizimet me ndihma të arrijnë në qytetin e rrethuar të Mariupolit, tha të premten një këshilltar i kryebashkiakut të qytetit dhe mbetet jashtëzakonisht e vështirë për banorët e bllokuar të largohen nga qyteti.

Qyteti mbetet i mbyllur për hyrje dhe shumë i rrezikshëm për të dalë me automjetin e vet. Përveç kësaj, që nga dje, pushtuesit (rusët) nuk kanë lejuar kategorikisht asnjë ndihmë humanitare, qoftë edhe sasinë më të vogël, në qytet,” tha Petro Andriushchenko në një mesazh, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Arsyet për veprime të tilla janë ende të paqarta, por parashikimet tona mbeten të frustruara. Ne nuk shohim një dëshirë reale të rusëve dhe satelitëve të tyre për të lejuar banorët e Mariupolit të evakuohen në territorin e kontrolluar nga Ukraina”, shton ai.

Ministrja ukrainase Iryna Vereshchuk tha se rreth 100,000 civilë mbetën të bllokuar në qytet, i cili ka vuajtur javë të tëra bombardimesh. Forcat ruse gjithashtu bllokuan 45 autobusë në rrugë për në Mariupol të enjten, shtoi ajo.

Rusia tha se do të rihapë korridorin e evakuimit nga Mariupol në Zaporizhzhia në orën 10 të mëngjesit të së premtes me orën e Moskës me kërkesë të liderëve francezë dhe gjermanë, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes. Franca tha se korridori i evakuimit të enjten ishte “i pamjaftueshëm” për të lejuar shpëtimin nga Mariupol.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ndryshon sërish çmimi i naftës në vend, rritet benzina

Story i radhës

Qeveria: Nis pagesa e rrogës minimale prej 18.000 denarëve

Të fundit nga

ShkoLartë