Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar sot degën e Aleancës në Obiliq.
Haradinaj ka njoftuar se vizionit të AAK-së i është bashkuar edhe Agim Preniqi, njeri i dëshmuar në shumë etapa.
Postimi i plotë:
Sot, bashkë me kolegë u pritëm nga dega e Aleancës në Obiliq, në krye me kryetarin z. Ali Krasniqi. Me këtë rast i uruam mirëseardhje në Aleancë, z. Agim Preniqi, njeri me vlera njerëzore e profesionale, i dëshmuar në shumë etapa.
Në këtë takim, ku kishim nderin që prezent t’i kishim edhe përfaqësues të kategorive të lirisë, diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë për gjendjen e krijuar së fundi në veri të vendit.
Kolegët nga Obiliqi i falënderova për angazhimin dhe punën e mirë që e bëjnë në fuqizimin e Aleancës dhe i urova suksese në vitin vijues.