Shefi i ushtrisë izraelite: Gatishmëria e ushtrisë për të sulmuar objektet bërthamore të Iranit është përmirësuar

Shefi i ushtrisë izraelite, Aviv Kochavi, ka deklaruar se gatishmëria e ushtrisë për të nisur sulme ndaj objekteve bërthamore iraniane është përmirësuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton gazeta ‘The Jerusalem Post’, Kochavi në një fjalim në Institutin Izraelit për Studimet e Sigurisë Kombëtare tha se “niveli i gatishmërisë për një operacion në Iran është përmirësuar në mënyrë dramatike”.

Kochavi tha se nëse ushtria urdhërohet të veprojë kundër programit bërthamor iranian, ajo do të “përmbushë misionin që i jepet”.

Ai tha se Irani synon të vendosë qindra raketa në Siri së bashku me vendosjen e “mijëra milicive shiite”.

Shefi i ushtrisë izraelite tha se Izraeli arriti të prishë vizionin iranian për të “krijuar një Hezbollah të dytë në Siri”.

Izraeli shpesh e akuzon Iranin se e shfrytëzon konfliktin e vazhdueshëm në Siri, ku Teherani mbështet regjimin e Bashar al-Assadit, për të krijuar një prani të përhershme ushtarake pranë kufirit të Izraelit.

Herë pas here, Izraeli kryen sulme ajrore ndaj pozicioneve të regjimit sirian dhe forcave iraniane në provinca të ndryshme siriane.

Zakonisht, Izraeli nuk i komenton sulmet e tilla. Por liderët e saj shpesh prononcohen duke konfirmuar se po punojnë për të “reduktuar” praninë iraniane në Siri.





Story i mëparshëm

“Vjedhje e rëndë”, arrestohet 23 vjeçarja nga Shkupi

Story i radhës

​Fuqizohet Aleanca në Obiliq, aderon Agim Preniqi

Të fundit nga