Funksioni i ri i WhatsApp mund të vërë në vështirësi Zoom dhe Microsoft Teams

min lexim

Përditësimi më i fundit i WhatsApp vë në shënjestër shërbimet si Zoom dhe Microsoft Teams.

Aplikacioni i komunikimit do të ketë një funksionalitet “screen sharing” që do të regjistrojë dhe të paraqesë atë çfarë gjendet në ekranin tuaj tek personi tjetër me të cilin po bashkëbisedoni.

Një ikonë në telefon me një shigjetë i drejtohet nga jashtë qëndron krahas funksioneve të ndërrimit të kamerës të pasme me atë përparme, fikjen e mikrofonit dhe të videos.

Sapo të klikoni butonin e ri, një mesazh do të shfaqet ku pyet përdoruesin: “Start recording or casting with WhatsApp?” së bashku me një mesazh tjetër që thotë se kompania do të ketë akses në çdo gjë që regjistrohet përfshirë fjalëkalimet, fotot ose detajet e pagesave.

Aktualisht funksionaliteti është i disponueshëm vetëm për testuesit beta të Android dhe mund të vijë tek më shumë përdorues në javët në vijim. Por mund të mos funksionojë në modelet e vjetra Android, thirrjet e mëdha në grup ose me përdorues të cilët nuk kanë versionin më të fundit të WhatsApp.

Kujtojmë se Apple ka integruar një funksion të ngjashëm në FaceTime në Janar. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

Story i mëparshëm

Kancelari gjerman përgëzon presidentin turk për fitoren në zgjedhje

Story i radhës

Do të rikandidojë për drejtimin e Partisë Demokratike? I riu në Durrës pyet Bashën: Për çfarë po e bën këtë fushatë?

Të fundit nga