Fundosja e anijes ruse ‘Moskva-s’, familjarët në alarm: Ku janë djemtë tanë?

April 19, 2022
1 minut lexim

Disa ditë pasi anija “Moskva” u fundos në Detin e Zi, asnjë informacion nuk ka për ekuipazhin e saj.

Familjarët e ushtarëve janë të zemëruar dhe kërkojnë të dinë të vërtetën. Dmitry Shkrebets nuk ka me shpresa të gjejë të gjallë djalin e 20-vjeçar. Yegor Shkrebets ishte kuzhinier në bordin e luftanijes Moskva, që lundronte në ujërat e Detit të Zi, kur u raportua se u godit nga dy raketa Neptune të Ukrainës më 13 prill. Dmitry së bashku me gruan e tij, Irina, kanë shkuar në spitalin e Sevastopolit për të kërkuar trupin e djalit të tyre.

Ata panë afër 200 djem të rinj, me plagë të djegieve, por nuk e gjetën djalin e tyre, tha Irina. “Ne kontrolluam çdo fëmijë të djegur. Nuk mund t’ju tregoj se sa e vështirë është, por unë nuk e gjeta djalin tim. Kishte vetëm 200 persona aty, ndërkaq në anije ishin mbi 500 vetë. Ku janë të tjerët?”, shtoi ajo në një intervistë për “The Insider”.

Shkrebets është një prej të paktën katër marinsave që nga Rusia konsiderohen të zhdukur apo të vdekur, bazuar në postimet në rrjetet sociale të anëtarëve të familjeve të pjesëtarëve të ekuipazhit. Varvara Vakhrusheva shkroi në rrjetet sociale se burri i saj, Ivan Vakhrushev, ishte vrarë në këtë incident. Komandanti i Përgjithshëm i Marinës ruse, admirali Nikolai Yevmenov, u takua me ekuipazhin e luftanijes Moskva në portin e Sevastopolit më 16 prill. Në një video të postuar në rrjetet sociale nga ky takim, shfaqen dy rreshta me marinsa, në total prej afër 100 personash.

Ende është e paqartë nëse edhe 400 pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit të luftanijes Moskva janë të plagosur apo të vdekur.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qendra Infoçip: Krimet zgjedhore mbeten pa ndëshkim/ Vetëm një nga 140 çështje u gjykua deri në fund

Story i radhës

Shenjat që tregojnë se partneri po iu tradhton

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e
ShkoLartë