fundjava e zgjatur sjelle radhe te gjata veturash ne pikat kufitare 6a6e1b0e9be69

Fundjava e zgjatur sjellë radhë të gjata veturash në pikat kufitare

August 1, 2026
1 minut lexim
kufi

Për shkak të fundjavës së zgjatur, që nga mëngjesi në vend është vërejtur intensitet i shtuar i trafikut.
Është regjistruar frekuencë e shtuar e automjeteve në pikën kufitare Tabanoc për hyrje në vend dhe në pikën kufitare Bogorodicë për dalje nga vendi, me kohë pritjeje prej rreth 30 minuta deri në 1 orë. Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Këtë mëngjes ka pasur kolona edhe në pikat e pagesës rrugore. Në pikën e pagesës afër Glumovës, për dalje nga Shkupi drejt Tetovës, kolona e automjeteve arriti gjatësi prej rreth një kilometri. Disa prej udhëtarëve që kanë ardhur nga Kosova, kanë thënë se më pak kanë pritur në kufirin e Bllacës, se sa në këtë pikë pagese rrugore.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sunny hill shet te gjitha biletat faleminderit 6a6e171be506d
Lajmi i mëparshëm

“Sunny Hill” shet të gjitha biletat: “Faleminderit”

i mbledhin plackat per londer isa mustafa me akuza te forta per udheheqjen e prishtines 6a6e31c6a804b
Lajmi i radhës

“I mbledhin plaçkat për Londër” – Isa Mustafa me akuza të forta për udhëheqjen e Prishtinës

Të fundit nga

Ndërron jetë aktorja Bunny Levine

Aktorja amerikane Bunny Levine, e njohur për rolet në “Gilmore Girls”, “Law & Order” dhe filmin fitues të “Oscar”-it “La La Land”, ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare në shtëpinë e saj
ShkoLartë