Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
Fundi i pandemisë pas valës omikron? – Gazeta.mk

Fundi i pandemisë pas valës omikron?

min lexim

Sinjale shpresëdhënëse nga OBSH: Një fund i shpejtë i pandemisë së koronavirusit në Europë konsiderohet i “besueshëm”.

Dy vjet pas fillimit të pandemisë së koronavirusit aktualisht gjatë valës së variantit omikron po rriten gjithnjë e më shumë shpresat, se korona nga një pandemi po zhvillohet si një infeksion endemik, që ashtu si një grip mund të shfaqet vazhdimisht dhe shpesh në një rajon të kufizuar ose në një pjesë të popullsisë.

“Eshtë e besueshme”, që Europa “po shkon drejt një faze të fundit”, deklaroi Hans Kluge, i cili është drejtori rajonal për Europën pranë Organizatës Botërore të Shendetësisë (OBSH). Kur vala aktuale omikron në Europë do të bjerë, do të ketë „për javë e muaj” një imunitet ndaj koronavirusit, „ose falë vaksinimit ose sepse njerëzit për shkak të infektimit kanë fituar imunitet”. Kësaj i shtohet edhe efekti favorizues i stinës, nënvizoi Kluge, duke iu referuar ardhjes së pranverës dhe të verës.

Image

Hans Kluge, drejtori rajonal për Europën në OBSH

“Koha për qetësim”

“Pra të përgatitemi që do të ketë një kohë qetësimi përpara se COVID-19 të mund të rikthehet nga fundi i vitit.” Por pandemia „jo patjetër kthehet”, i shprehu përmbledhtas pritshmëritë e tij mjeku nga Berlgjika, Kluge.

Sipas vlerësimit të OBSH-së deri në mars mund të jenë infektuar në mbarë Europën rreth 60 përqind e njerëzve me variantin omikron. Ky variant është mjaft ngjitës, por sipas njohurive të deritanishme, ecuria e sëmundjes është më e lehtë krahasuar me variantin e mëparshëm të koronavirusit.

Edhe në Gjermani ndërkohë situatën e infeksioneve e dominon varianti omikron. Incidenca shtatë ditore me infeksione të reja brenda një jave për 100.000 banorë është aktualisht 800 – me një kuotë të ulët hospitalizimi.

Për shkak të mutacioneve të mundshme të reja Kluge megjithatë tërhoqi vëmendjen për të pasur kujdes edhe më tej: koronavirusi SARS-CoV-2 “na ka surprizuar më shumë se një herë, pra ne duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm”, tha ai./DW/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pikëpamjet bazë mbi burokracinë origjina e fenomenit

Story i radhës

Nga sot, s’ka më përkthime e noterizime për mjetet që regjistrohen për herë të parë

Të fundit nga