nga sot ska me perkthime e noterizime per mjetet qe regjistrohen per here te pare 61ee60c9f05bb

Nga sot, s’ka më përkthime e noterizime për mjetet që regjistrohen për herë të parë

January 24, 2022
1 minut lexim

Jo më përkthime e noterizime për regjistrimin e mjeteve për herë të parë.

Nga sot DPSHTRR njeh dokumentet e origjinës dhe dokumentet teknike në gjuhën angleze, dokumentet teknike nga prodhuesi nga vendet e BE ose sipas formatit të kodeve të Direktivave të KE si dhe të dhëna të fitimit të pronësisë sipas deklaratës doganore (DAV)

Përmes kësaj risie eleminohen të tjera angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjekte që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë.

Hiqen mbi 60 mijë praktika në vit që kërkonin përkthime e njehsime me origjinalin nga dokumentet në gjuhë të huaja.

“I kursejmë qytetarëve mbi 300,000,000 Lekë në vit!Koha që do humbej në një vit do të ishte sa 1,250 ditë” thotë DPSHTRR.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

fundi i pandemise pas vales omikron 61ee60bece2e1
Story i mëparshëm

Fundi i pandemisë pas valës omikron?

kovacevski reagimi ne kohe ka penguar perhapjen e zjarrit ne manastir 61ee61c1651a8
Story i radhës

Kovaçevski: Reagimi në kohë ka penguar përhapjen e zjarrit në Manastir

Të fundit nga

ShkoLartë