Nuk do të ketë një ringjallje të telefonëve BlackBerry. OnwardMobility, startupi Amerikan zbuloi planet për të lançuar një pajisje BlackBerry 5G në 2020-ën me tastierë fizike.
Megjithatë ditën e sotme kompania tha se do të mbyllte aktivitetin e saj. Edhe pse nuk zbuloi arsyet pas mbylljes, Android Police pak ditë më parë tha se licencimi i ishte anuluar për Onward Mobility.
Gjithashtu BlackBerry dëshiron të distancohet nga e kaluara e prodhuesit të smartfonëve pasi shiti patentat e saj të fundit mobile për 600 milionë dollarë në fillim të muajit Shkurt.
Priv ishte telefoni i parë Android dhe i vetmi i dizajnuar nga vetë BlackBerry përpara se ta licenconte prodhimin tek TCL. /PCWorld Albanian