Fundet me pala, kombinimet më të parezistueshme të pranverës

April 10, 2022
1 minut lexim

Një nga tendencat që do të dominojë gjatë stinës së ngrohtë është rikthyer dhe ju, me siguri, duhet ta keni një të tillë në gardërobë.

Mes të gjitha stileve e modeleve, fundet me pala janë “shpëtimi” i ditëve të ngrohta të pranverës, por edhe më tej, i ditëve verore.

Të gjithë emrat më në zë të botës së modës në botë, nuk kanë harruar që në koleksionet e tyre të reja të prezantojnë fundet me pala – tashmë me gjatësi dhe dizajne të larmishme.

Nëse deri tani kishte një tendencë të lehtë fundi i shkurtër me pala, që të kujtonte fundin e preferuar të tenisit, këtë pranverë-verë pranohen gjatësi të ndryshme, deri në kyçin e këmbës.

Megjithatë, nuk ka rregulla. Funde me printe, të thjeshtë, shumëngjyrëshe, njëngjyrëshe, të kombinuar me thurje ose të kombinuar me një crop top – sa kohë që është me pala, atëherë gjithçka tek ju do t’ju sigurojë stil unik.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Roma fiton në frymën e fundit, Kumbulla zverdhet

Story i radhës

Rusia deklaron sulme raketore gjatë natës në rajonet e Ukrainës

Të fundit nga

ShkoLartë