fullkrug falenderon tifozet per mbeshtetjen 695954341da69

Fullkrug falënderon tifozët për mbështetjen 

January 3, 2026
1 minut lexim

Futbollisti Niclas Fullkrug ka shprehur entuziazmin e tij pas debutimit me fanellën e Milanit, duke e cilësuar paraqitjen e parë si një “fillim perfekt të vitit”.

Sulmuesi gjerman bëri debutimin e tij të premten mbrëma, në ndeshjen e parë të vitit në Serie A ndaj Cagliarit.

Ish-lojtari i West Ham u aktivizua nga stoli në pjesën e dytë, ndërsa Milani arriti një fitore minimale 1-0 në transfertë.

Pas ndeshjes, Fullkrug reagoi në rrjetet sociale, ku shkroi se ndihet tashmë si në shtëpi dhe falënderoi tifozët për mbështetjen.

Transferimi i 32-vjeçarit u zyrtarizua nga Milani vetëm disa orë para sfidës në Sardenjë. 

Fullkrug është bashkuar me kuqezinjtë në formë huazimi, me opsion blerjeje.

Fitorja ndaj Cagliarit e ngjiti Milanin në krye të tabelës së Serie A, me dy pikë më shumë se Interi, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident ne rrugen peshkopi maqellare tre persona te plagosur 695953d4a2a73
Lajmi i mëparshëm

Aksident në rrugën Peshkopi–Maqellarë, tre persona të plagosur

aksident ne rrugen nacionale peshkopi maqellare tre te lenduar 695954e47f625
Lajmi i radhës

Aksident në rrugën nacionale Peshkopi–Maqellarë, tre të lënduar

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë