Acarimi i situatës në veri nga Serbia e Vuçiqi ka vetëm një qëllim: asociacionin. Andaj po tentojnë me të gjitha mënyrat për ta arritur këtë. Duke njohur politikat e tyre sipas doktrinës “të vrasin natën e të vajtojnë ditën” ekziston mundësia e skenarit për të realizuar tollovi në veri të Mitrovicës.
Nuk përjashtohet fare mundësia, edhe është më e mundshmja të vritet ndonjë serb nga vet serbët, e pastaj të fajësohen shqiptarët për të përforcuar argumentet se “jemi të rrezikuar nga shqiptarët” me asociacionin si rruga e vetme për “mbrojtjen e serbëve”.
Ka shumë mundësi që me 21 nëntori të ketë tollovi, nëse eventualisht arrihet ndonjë marrëveshje mes palëve në Bruksel, do e ndalojë vetëm përkohësisht një skenar të tillë. Herë do kur Serbia do të krijojë probleme në atë pjesë të vendit me Kosovën që nuk ka ende të drejtën për të dërguar FSK-në në veri sipas marrëveshjes me KFOR-in.
Gjithsesi, Vuçiqi po tenton të bëj të pamundurën për të krijuar incidente në veri. Në anën tjetër Kosova duhet të kërkojë me të gjitha forcat e saja për të shtrirë sovranitetin e saj edhe atje me marrëveshje edhe me KFOR-in për dërgimin e disa pjesëtarëve të FSK-së atje.
Serbisë vetëm forca ia ul veshët, e aftë për skenarë me kurthe, e etur për gjak, kjo është Serbia e vërtetë. Vetëm dërgimi i FSK-së bashkë me pjesëtarët e KFOR-it, do i bënte serbët të besojnë në realitet se Kosova është shtet, përforcuar këto ditë edhe me elemente të vendimeve të pavarura siç është edhe vendimi për targat dhe dokumentet etj.
Koha ka dëshmuar shumëherë për dinakërinë e Serbisë, pabesinë e saj. Kosova mos të bie në grackën e Serbisë, serbët në veri janë të rrezikuar për t’u bërë mish për top për agjendat e Serbisë.
Vuçiqi dhe Serbia janë po e njëjta si ajo e Millosheviçit, vetëm maska ka ndryshuar, fytyra mbetet e njëjtë.