fsk ne gaze kupchan mund te kete reagime politike kunder ketij angazhimi ska rreziqe serioze 69f5a8cb36e92

FSK në Gazë, Kupchan: Mund të ketë reagime politike kundër këtij angazhimi, s’ka rreziqe serioze

May 2, 2026
1 minut lexim

Dërgimi i një ekipi vlerësues në Gazë nga Forca e Sigurisë së Kosovës shënon përfshirjen e parë të vendit në një mision stabilizues të mandatuar nga OKB-ja – një hap që autoritetet në Prishtinë e paraqesin si dëshmi të besimit ndërkombëtar ndaj kapaciteteve ushtarake të Kosovës.

Kontingjenti i parë kosovar pritet të ketë 22 ushtarë, me rotacione deri në vitin 2027 dhe në koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë për një terren të rrezikshëm dhe të paqëndrueshëm, si dhe për paqartësi rreth mandatit të misionit.

Do të thosha se nuk ka shumë rreziqe serioze përveç mundësisë që ndonjë ushtar të lëndohet ose të vritet gjatë misionit si dhe mundësisë se një reagimi politik kundër këtij angazhimi. Në përgjithësi ky është një kontribut me rrezik të ulet. Ideja është që Kosova po synon të tregojë se nuk është vetëm një aleate besnike por edhe një aleate aktive një vend që është i gatshëm të bëjë sakrifica me gjak dhe me mjete për të kontribuar në të mirën e përbashkë”, tha Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, për REL.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

merz kritikoi trump shba terheq 5000 trupa nga gjermania 69f5a7e9696da
Lajmi i mëparshëm

Merz kritikoi Trump, SHBA tërheq 5000 trupa nga Gjermania

si mund te ndikoje bllokada amerikane ne llogaritjet strategjike te teheranit 69f5a97f940ba
Lajmi i radhës

Si mund të ndikojë bllokada amerikane në llogaritjet strategjike të Teheranit?

Të fundit nga

ShkoLartë