FSK është ushtri e rregullt me bazë ligjore të votuar unanimisht në Kuvendin e Kosovës

March 3, 2022
1 minut lexim

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, u miratua Rezoluta që dënon agresionin rus në Ukrainë; Shpreh solidarizimin e Republikës së Kosovës me popullin dhe shtetin e Ukrainës në secilën shkronjë të përmbajtjes së saj.

Rezoluta u draftua dhe u përkrah unanimisht nga subjektët politike parlamentare. Spikat në përmbajtje dënimi i gjykimit të padrejtë i luftës së UÇK-së.

Përkundër vërejtjes në përmbajtjen paragjykuese në paragrafin ku kërkohet avancimi i FSK në “ushtri të rregullt”.

FSK, me Ligjet për Forcën, Ministrinë e Mbrojtjes dhe shërbimin në Forcë, ka krijuar bazen ligjore, me votë unanime të Kuvendit, për detyrat ushtarake në mision. Ndaj, kërkesa për tu bërë “ushtri e rregullt” është lëshim paragjykues i legjitimitetit.

Kurse, shkurtimi i afateve dhe mbështetja financiare nga shtetet partnere të sigurisë është legjitim dhe imperativ.

Ndaj ky formulim do të duhej formuluar si kërkesë për krijimin e Kapaciteteve të Plota Opetative Ushtarake të Republikës së Kosovës, kompatibile për integrim në NATO.

Prandaj edhe personalisht, solidarizohem  dhe kamë besim se populli liridashës i Ukrainës, do të ngadhënjejë pavarësisht supremacisë ushtarake të Rusisë.

Dëshira e popullit për liri si motiv, është më e rëndësishme se fuqia ushtarake!

Duhet konsideruar faktin se gjeneralët ukrainas e njohin mirë ushtrinë ruse dhe artin ushtarak të tyre, ndaj do të dinë t’iu përgjigjen në këto rrethana lufte.

Ne e kemi shembullin tonë në luftën e UÇK-së. Pavarësisht armëve dhe teknikës vullneti për Liri dhe lufta e drejtë dhe e pastër të bënë fitues.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Një javë nga sulmi rus mbi Ukrainën, Kievi dhe jugu i vendit të rrethuar! Ja çfarë mund të ndodhë më pas

Story i radhës

Rama në Rrogozhinë, sulmon Berishën dhe Bashën: Kanë sjellë këtu dy njerëz për të përçarë

Të fundit nga

LSDM zgjodhi kryesinë e re

Ish-ministrja e mjedisit jetësor Kaja Shukova, profesoresha e Fakultetit Juridik në Shkup Ana Çupeska, Metodija Ilievski-anëtar i Këshillit të Komunës së Manastirit dhe Kristina Kostova-anëtare e Bordit Qendror të LSDM-së, janë nënkryetarët
ShkoLartë