Frymëzim Isufaj, një diplomat karriere për lakmi

April 7, 2022
min lexim

Dëshiroj t’i them pak fjalë për aktivitetin e Ambasadorit Frymëzim Isufaj, i cili ishte në krye të Konsullatës së Republikës së Kosovës në New York, e të cilit iu ndërpre puna nga institucionet përkatëse të Kosovës pa shikuar se çfarë pasoja mund të ketë një veprim i tillë, aq më parë për një diplomat karrerie me një punë të mirëfilltë në shërbim të vendit tonë.

Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme të punosh me diplomatin Isufaj, i cili ka qenë i përkushtuar t’i shërbente me nder e ndërgjegjie Kosovës dhe komunitetitit tonë shqiptaro-amerikan, këtu në SHBA. Nuk ka dyshim se komuniteti ynë do ta ndiej mungesën dhe profesionalizmin e tij prej një diplomati të shquar.

Ambasadori Isufaj ishte shumë i angazhuar në afirmimin e Kosovës, në takimet që ka pasur me diplomatë të vendeve të ndryshme të botës demokratike, duke u treguar atyre vlerat e shtetit tonë të ri, historinë dhe sakrificën që bëri populli ynë për liri dhe pavarësi.

Ai, me punën dhe dijen e tij, ka dëshmuar se është një diplomat i dalluar, kudo që ka shërbyer, si në Washingtin DC, ashtu edhe në New York për interes të Kosovës dhe afirmimin e saj në SHBA dhe në botë. Në saje të angazhimit të tij, kemi edhe njohjen e fundit për Kosovën.

Kuadrove të dëshmuara në diplomaci, ju duhet mbeshtetje nga institucionet përkatëse, e jo t’u mbyllet rruga në kohën kur ata mund të kontribuojnë më së shumti për çështjen e Kosovës dhe për njohje të reja nga ato vende të cilat ende s’na kanë njohur apo heztojnë të na njohin. Nuk ndërrohen diplomatët e suksesshëm sa herë që ndërrohen qeveritë, sipas tekeve.

Jam thellësisht i bindur se ndërprerja e punës, që i bëri Qeveria e Kosovës, një diplomati karierre të suksesshëm, si është ambasadori Frymëzim Isufaj, është një gabim dhe do të thoja një përbuzje e punës dhe kontributit të tij shumëvjeçarë në shërbim dhe afirmim të vendit tonë.

Gabime të tilla kanë bërë në të kaluarën edhe qeveritë tjera në Kosovë.

Komuniteti ynë është i habitur kur sheh këso veprime të pamatura që vendit tonë mund t’i sjellin vetëm dëme e pasoja.

Një praktikë e tillë mendoj se do të duhej të marrë fund e të mos përsëritej më.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zelensky nuk duron më, kërkon sanksione shkatërrimtare ndaj Rusisë

Story i radhës

OKB do të votojë për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë