Frontmeni i ‘Asgjë Sikur Dielli’ reagon për paraqitjen e flamurit kombëtar me yll në performancën e grupit

August 29, 2022
1 minut lexim

Mbrëmë (e diel) është mbajtur nata e fundit e festivalit “Sunny Hill”, në Tiranë.

Në skenën e madhe të këtij festivali u ngjitën pas shumë vitesh grupi i njohur i muzikës rock, ‘Asgjë Sikur Dielli’.

Mirëpo në një moment kur ata po bëheshin gati të interpretonin këngën e tyre “Ku ka me mire se me qene shqiptar?”, në prapavijë është shfaqur flamuri kombëtar me yllin e komunizmit sipër.

Imazhet nga kjo pjesë e koncertit kanë filluar të shpërndahen me të madhe në rrjetet sociale, me shumë prej fansave që e quajtën ofendues paraqitjen e këtij imazhi për shqiptarët e vuajtur nga sistemi komunist.

E lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar publikisht frontmeni i grupit ‘Asgjë Sikur Dielli’, Alban Nimani, përmes një statusi në rrjetin social Twitter.

“Video klipi i këngës ‘Ku ka më mirë se me qenë shqiptar?’ është publikuar në vitin 2005, dhe është një parodi e stilit Monty Python, ku trajtohen ngjarjet dhe figurat historike nga antikiteti deri në ditët e sotme, në mënyrë surrealiste dhe ironike”, ka shkruar Nimani.

Tutje ai shtoi se është i vetëdijshëm që flamuri kombëtar nuk ka yll dhe se shfaqja e imazhit gjatë performancës së tyre nuk kishte të bënte asgjë me komunizmin.

“Flamuri kombëtar me yll, s’ka të bëjë me glorifikimin e komunizmit, përkundrazi, në video klip shembet komunizmi. Ne jemi shumë koshient për persekutimet, krimet dhe vuajtjen që e ka shkaktuar komunizmi në Shqipëri, ne i përkasim familjeve të persekutuara. Është vetëm ‘rock and roll’”, përfundoi vokalisti i ‘Asgjë Sikur Dielli’.

Lidhur me këtë ngjarje reagoi edhe vet Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, i cili e quajti gjithçka skenike dhe asgjë që ka të bëjë me ofendimin ndaj shqiptarëve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zelenskyy: Rusia po përpiqet ta lë Evropën pa i mbushur rezervat e gazit

Story i radhës

Vlorë/ Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë, përparojnë flakët

Të fundit nga

ShkoLartë