Frikë nga lufta, rreth 2 mijë civilë nga qyteti ukrainas kanë braktisur shtëpitë e tyre që prej fillimit të pushtimit rus

Rreth 2,000 civilë janë evakuuar nga qyteti Irpin, sipas një deklarate të policisë. Irpin është një nga zonat e shënjestruara nga ushtria ruse me bombardime intensive, shkruan Skynews.

Zona është rreth 12 milje në veriperëndim të Kievit dhe pranë fushës ajrore Hostomel, një pikë kyçe strategjike në qendër të luftimeve midis forcave ruse dhe ukrainase.

Forcat e policisë nuk e bënë të qartë se në cilën periudhë kishin ndodhur evakuimet.

Më shumë se 1.5 milionë ukrainas janë larguar tashmë nga vendi, sipas Agjencisë së OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Por çfarë po ndodh në Ukrainë?

-Rusia thotë se po hap korridore të reja humanitare nëpër qytete të shumta të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev, të hënën për të lejuar evakuimin e civilëve – kjo vjen disa ditë pasi përpjekjet e ngjashme në Mariupol dështuan pas bombardimeve të vazhdueshme nga forcat ruse gjatë orëve të armëpushimit të rënë dakord, sipas Ukrainës.

-Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për vrasjen e civilëve, pasi një sulm rus të dielën në Irpin vrau një familje të re.

-Zyrtarët ukrainas të mbrojtjes pretendojnë se forcat e tyre kanë rimarrë qytetin lindor të Chuhuiv.

-Ka pasur bombardime të reja ruse në qytetin port jugor të Mykolaiv.

-Mbretëria e Bashkuar ka thënë se do t’i japë Ukrainës 100 milionë dollarë shtesë për të ndihmuar në funksionimin e qeverisë në mes të pushtimit rus.

-Çmimet e naftës janë rritur në nivelin më të lartë që nga viti 2008 pasi SHBA tha se po diskutonte një embargo të mundshme ndaj furnizimeve ruse me aleatët e saj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Barcelona shumë pranë nënshkrimit të mbrojtësit të Chelsea, e konfirmon gazetari i njohur

Story i radhës

Çka po ndodh në Kuvendin Komunal të Dragashit!

Të fundit nga