FRD mbledh Kryesinë: Procesi për Presidentin duhet të bëhet me pjesëmarrjen e të gjithë palëve politike

April 27, 2022
1 minut lexim

Fryma e Re Demokratike, nën drejtimin e kryetarit Sali Shehu mblodhi sot Kryesinë. Në fokus të mbledhjes ishte situata e rëndë në Ukrainë e po ashtu situata ekonomike e politike në vend.

Diskutimet konkluduan se Aleanca e SHBA me NATO-n dhe BE në mbrojtje të Ukrainës është mënyra më efikase për të ndaluar sulmin rus ndaj Ukrainës.

Sa i takon zhvillimeve të brendshme, FRD konstaton se Qeveria Rama 3 në vitin e 9-të të qeverisjes rezulton të jetë si qeveri e korruptuar, e konfirmuar kjo edhe nga raporti i DASH dhe i organizmave tjera që monitorojnë Shqipërinë. Mungesa e demokracisë, keqqeverisja, niveli i lartë i korrupsionit kanë çuar në arrestimin e disa ministrave deputetëve dhe zyrtarëve tjerë.

Nga ana tjetër përçarja në kampin opozitar dhe brenda PD ka bërë që të mos ketë opozitë të fortë kundër qeverisë.

Bazuar në këto pika dhe në fakte tjera të shumta FRD deklaron se :

1. Dënon ashpër sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës dhe mbeshtet fort aleancën e SHBA , NATOS dhe BE në ndihmë të popullit të Ukrainës.

2. Denoncon qeverinë Rama 3 si qeveri të korruptuar dhe mbështet SPAK-un në operacionet e luftës kundër korrupsionit, sikundër FRD kërkon thellimin e mëtejshëm të kësaj lufte.

3. FRD dëshiron dhe kërkon arritjen e një mirëkuptimi brenda Partisë Demokratike për unifikimin e saj si forca kryesore e opozitës.

4. FRD si pjesë e koalicionit opozitar do të bashkëpunojë me PD dhe gjithë opozitën për krijimin e një fronti fitues në zgjedhjet lokale që kemi para.

5. FRD kërkon dhe mbështet zgjedhjen e një Presidenti mbi palët dhe me një staturë që përputhet me atë të Kryetarit të Shtetit. Ky proces duhet të bëhet me pjesëmarrjen e të gjithë palëve politike.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Maldini shtyn bisedimet për në qershor

Story i radhës

​Interi kërkon kreun e tabelës me fitore ndaj Bolonjës, Handanovic nuk ia del, formacionet zyrtare

Të fundit nga

ShkoLartë