Francë: Gjenden të vdekur tre fëmijë – nëna e zhdukur

November 13, 2024
1 minut lexim

Në komunën franceze të Taninges, tre fëmijë të moshës 2, 11 dhe 13 vjeç u zbuluan të vdekur në shtëpinë e tyre të martën.

Policia tashmë është në kërkim të nënës, e cila është e zhdukur dhe vuan nga depresioni, raporton Bluewin.

Raportohet se babai i fëmijëve ka gjetur trupat e pajetë dhe ka lajmëruar menjëherë policinë. Shërbimet e urgjencës, të cilët mbërritën në vendngjarje rreth mesditës, arritën vetëm të konstatonin se fëmijët kishin vdekur. Një burim e konfirmoi këtë informacion për agjencinë e lajmeve AFP.

Gazeta “Dauphiné Libéré” raportoi se rreth 60 policë dhe një helikopter u përfshinë në kërkimin e nënës.

Taninges është një komunë me rreth 3,500 banorë. Lajmi i ngjarjes ka tronditur komunitetin e vogël dhe kërkimet për nënën vazhdojnë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aksion i madh policor në Tetovë, ka të arrestuar

Story i radhës

Drenusha me paralajmërim për Xuxin: Me ma përmend edhe njëherë familjen do t’i kthehem

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë