Francë, arrestohen 7 policë për dhunë ndaj një të riu

July 19, 2023
1 minut lexim

Shtatë oficerë policie u ndaluan me akuzën e ushtrimit të dhunës ndaj një të riu në ngjarjet që pasuan pas vrasjes së Nahel M. më 27 qershor në Francë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve të mediave franceze bazuar në Prokurorinë e Marsejës, thuhet se në protestat pas vrasjes së Nahel M. në Marsejë më 2 korrik, 7 oficerë policie u ndaluan me arsyetimin se “kanë ushtruar dhunë nga autoriteti publik”.

Thuhet se njëri prej 7 policëve është liruar. Ndërsa i riu 22-vjeçar me emrin Hedi, ndaj të cilit është ushtruar dhunë, ka marrë denoncimin 8-ditor të invaliditetit. Më 5 korrik ka nisur hetimi për këtë ngjarje.

Në deklaratën e tij në kuadër të hetimeve, Hedi tha se ditën e ngjarjes e ka goditur një plumb gome në kokë dhe policia e ka rrahur. Hedi, i cili u shtrua në spital pas ngjarjes, ra në koma dhe u zgjua disa orë më vonë.

Protestat në Francë

Në Francë qytetarët që reaguan për vdekjen e Nahel M., i cili humbi jetën nga një plumb i policisë, dolën në rrugë në qytete të ndryshme të vendit dhe u përplasën me policinë.

Në protestat e mbajtura në shumë qytete, përfshirë Parisin, Marsejën dhe Lionin, pati incidente të plaçkitjeve.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Eskobar: Mbështesim fuqishëm procesin për ndryshime kushtetuese në RMV, angazhohemi që mos të ketë kërkesa të reja nga Bullgaria

Story i radhës

Aksident në aksin Elbasan-Cërrik, lëndohen dy drejtuesit e mjeteve

Të fundit nga

ShkoLartë