france anetaret e qeverise nuk do te perdorin aplikacionet telegram whatsapp dhe signal 65686bc235abb

Francë, anëtarët e qeverisë nuk do të përdorin aplikacionet Telegram, WhatsApp dhe Signal

November 30, 2023
1 minut lexim

Anëtarët e qeverisë në Francë nuk do të mund të përdorin aplikacionet Telegram, WhatsApp dhe Signal, transmeton Anadolu.

Sipas “Le Figaro”, në vendimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministres, përfaqësuesve të qeverisë iu kërkua të fshinin aplikacionet e mesazheve si Telegram, WhatsApp dhe Signal nga telefonat e tyre.

Në vendimin, i cili synon të “forcojë sigurinë” për takimet që përmbajnë informacione konfidenciale, thuhet se anëtarët e qeverisë duhet të instalojnë aplikacionin lokal të mesazheve Olvid më së voni deri më 8 dhjetor.

Më tej në vendim thuhet se aplikacioni Olvid ishte “aplikacioni i vetëm që mori certifikatë sigurie të nivelit të parë” nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Sistemeve të Informacionit (ANSSI).

Kompania e softuerit Olvid u themelua në vitin 2019 nga dy ekspertë francezë të sigurisë kibernetike.





MARKETING

RENT A CAR

apple shpall aplikacionet dhe lojera fituese te app store per 2023 65686b7e90021
Story i mëparshëm

Apple shpall aplikacionet dhe lojëra fituese të App Store për 2023

silvio gonzato emerohet si ambasador i be se ne shqiperi 65686c7347629
Story i radhës

Silvio Gonzato emërohet si ambasador i BE-së në Shqipëri

Të fundit nga

Pse një mashkull dashuron ndryshe?

Meshkujt dhe femrat e shprehin dashurinë dhe përkujdesjen në mënyra të ndryshme. Në përgjithësi femrat janë më të ndjeshme, ndërsa meshkujt të tregojnë se janë më të fortë. Kjo do të thotë,
ShkoLartë