Franca triumfon në minutën e fundit kundër Bregut të Fildishtë

March 25, 2022
1 minut lexim

Yjet e Francës, Griezmann, Giroud, Coman, Pogba, Varane, Kounte etj. me kombëtaren e Francës mezi fituan në stadiumin “Stade Velodrome” në Marseille. 

Kampioni në fuqi i botës, Franca, ka shënuar fitore në miqësore, me rezultat 2:1 kundër Bregut të Fildishtë.

Sulmuesi Nicolas Pepe në minutën e 19-të i zuri në befasi vendasit, duke shënuar për 0:1. 

Por Franca nuk vonoi shumë dhe kundërpërgjigjet, brenda tre minutave (22’), duke barazuar me golin e Olivier Giroud.

Në minutën e 90+2, 22-vjeçari Aurelien Tchouameni ka shënuar për fitoren e Francës, me rezultat 2:1.

Kjo ndeshje ishte e mirëseardhur për selektorin e kampionit në fuqi të botës, Didier Deschamps, për të pa formën e futbollistëve të tij.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

I njihni 4 shenjat më intelektuale të horoskopit?

Story i radhës

Kajsiu: Basha ishte i paaftë të bënte fushata dhe të frymëzonte anëtarësinë por problemi i PD është Berisha

Të fundit nga

Gati 3 km kolonë në “Bllacë”

17 Shkup, 25 dhjetor – Ka shkuar në gati tre kilometra kolona e veturave në pikën kufitare “Bllacë”. Nga pamjet e siguruara, pasditen e sotme kolona e automjeteve në dalje të Maqedonisë
ShkoLartë