franca rrit kontrollin ne kanalin e la manshit 63931f071eb98

Franca rrit kontrollin në Kanalin e La Manshit

December 9, 2022
1 minut lexim

Marrëveshja e bërë mes sekretares së Brendshme të Britanisë Suella Braverman dhe ministrit të Brendshëm francez duket se po merr zbatim.

Autoritetet në Francë kanë rritur kontrollin në Kanalin e La Manshit për anijet që kalojnë ilegalisht që kërkojnë të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Dy anije të tjera kaluan përgjatë Kanalit në pritje për t’u zhvendosur në Britani në atë që roja bregdetare franceze e përshkruan si një lëvizje “të paprecedentë”. Roja bregdetare franceze ka bërë të ditur se anija Lapérouse ka mbërritur në portin e Calais, ndërsa anija Kermorvan do të jetë atje në ditët në vijim.

Muajin e kaluar, Mbretëria e Bashkuar ra dakord të rrisë pagesat për Francën me 8 milion Paund më shumë në vit në përpjekje për të ndaluar kalimet e paligjshme me varka të vogla.

Paratë do të jepen për mbikëqyrjen e shtuar të plazheve franceze, ndërsa oficerët në Mbretërinë e Bashkuar do të jenë gjithashtu në gjendje të vëzhgojnë patrullimet brenda Francës. Mendohet se oficerët francezë që patrullojnë bregdetin do të rriten në numër nga rreth 250 në 350 gjatë pesë muajve.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

gjiganti i serise a e kerkon asin e milionereve 63931d64ae6ed
Story i mëparshëm

Gjiganti i Serisë A e kërkon asin e ‘milionerëve’

punetoret ne prishtine kerkojne rritje pagash dhe kthim nen menaxhim te komunes 63932465da2f9
Story i radhës

​Punëtorët në Prishtinë kërkojnë rritje pagash dhe kthim nën menaxhim të komunës

Të fundit nga

ShkoLartë