Franca me ndryshime në sulm ndaj Australisë, formacionet e mundshme

November 22, 2022
1 minut lexim

Një tjetër ndeshje jashtëzakonisht interesante pritet të zhvillohet sonte në Kampionatin Botëror, ku do të ballafaqohen Franca me Australinë.

Për të dytën herë radhazi Franca dhe Australia do të përballen në ndeshjet e tyre të para të fazës së grupeve të një Botërori.

Këtë herë, Franca kampione në fuqi pritet të përmirësohet pas fitores së ngushtë 2-1 ndaj Australisë në vitin 2018, pasi ata kërkojnë të bëhen fituesit e parë të njëpasnjëshëm që kur Brazili arriti këtë sukses në vitin 1962 dhe të vazhdojë dominimin e Evropës në këtë ngjarje me çfarë mund të jetë triumfi i pestë radhazi i Kupës së Botës për një komb të UEFA-së.

Pak ditë para nisjes së Botërorit, Franca mori goditjen e madhe duke humbur sulmuesin kryesor dhe fituesin e Topit të Artë, Karim Benzema për shkak të lëndimit, duke mos harruar gjithashtu edhe mungesat e Nkunku dhe Pogbas, dy lojtarë jashtëzakonisht të rëndësishme.

Në mungesa të Benzemas, sulmin e “gjelave” pritet ta udhëheq sulmuesi i Milanit Olivier Giroud, i mbështetur nga dyshja Griezmann-Mbappe.

Ndeshja fillon nga ora 20:00, ndërsa këto janë formacionet e mundshme:

Franca (4-3-1-2): Maignan; Pavard, Kounde, Saliba, Mendy; Guendouzi, Tchouameni, Camavinga; Griezmann; Giroud, Mbappe

Australia (3-5-2): Lindner; Trauner, Lienhart, Danso; Lainer, Baumgartner, Sabitzer, Schlager, Alaba; Arnautovic, Gregoritsch

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjatë tetorit, institucionet shtetërore kursyen rrymë 24%

Story i radhës

​Keni akoma puçrra në moshë madhore? Këtu janë shkaqet dhe mënyrat për t’i parandaluar ato

Të fundit nga

ShkoLartë