Franca ka dërguar gaz në Gjermani për herë të parë mes presioneve në rritje të energjisë.
Gazi i shpërndarë nëpërmjet një tubacioni, është pjesë e një marrëveshjeje midis vendeve për të lehtësuar mungesat e energjisë pasi Rusia mbylli rubinetat për në Evropë.
Megjithëse, fluksi i ri është më pak se 2 përqind e nevojave ditore të Gjermanisë dhe është i mirëpritur përderisa Berlini lufton për të diversifikuar energjinë e tij, shkruan BBC.
Rusia është akuzuar për përdorimin e furnizimeve me gaz si armë kundër Perëndimit që nga pushtimi i Ukrainës.
Ndryshe, muajin e kaluar në marrëveshjen e solidaritetit energjetik, Gjermania u zotua të sigurojë energji shtesë për Francën kur të jetë e nevojshme dhe në këmbim Franca ra dakord të ndihmojë Gjermaninë me furnizimet me gaz.
“Nëse nuk do të kishim solidaritetin evropian dhe një treg të integruar dhe të bashkuar tani, do të kishim probleme serioze”, ishte shprehur presidenti francez, Emmanuel Macron.