Franca do të presë Bregun e Fildishtë

March 25, 2022
1 minut lexim

Sot në 21:15 në stadiumin “Velodrome” të Marsejës, Franca do të presë Bregun e Fildishtë për një miqësore luksi, pasi dihet komuniteti afrikan që popullon tokën franceze. Pa Benzemanë e dëmtuar, “Gjelat” do të duhet t’i besojnë përsëri Olivie Zhirusë që i nevojiten ende katër gola për të qenë golashënuesi më i mirë me fanellën e “Bluve”.

Hapësirë në njëmbëdhjetëshE për një tjetër kuqezi si Teo Hernandez që tashmë ka besimin e Deshmapsit.

Në formacion ndoshta nuk do të jetë, por paraqitjet e tij meritojnë vëmendje dhe shumë shpejt mund t’i vijë momenti i titullarit. Po flasim për Majk Menja, i cili do të grumbullohet rregullisht për miqësoren e sotme.

Dy ditë më parë, portieri i Milanit u ankua për dhimbje në tendinën e Akilit duke shqetësuar jo pak mjekët e kombëtares, por edhe ata të klubit.

Alarmi ka kaluar dhe 26- vjeçari është stërvitur rregullisht. Vështirë se Deshmaps mund ta rrezikojë menjëherë, megjithatë Menja është gati duke kthyer qetësinë edhe te kuqezinjtë e Milanos.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

21-vjeçari nga Suhareka dërgohet në spital ‘i vdekur’, mjekët e kthejnë në jetë

Story i radhës

Këshilla të jetës që çdo shenjë e horoskopit duhet t’i dëgjojë

Të fundit nga

ShkoLartë