Franca ka thënë në një deklaratë se e falënderon Kimpemben për “shërbimet e tij”.
Marcus Thuram e ka prerë ftesën e fundit për në skuadrën e Francës që do ta mbrojnë titullin e Botës në Katar derisa edhe Axel Disasi u ftua të hënën pasi që Presnel Kimpembe duhej të tërhiqej.
Federata e Futbollit të Francës ka thënë se sulmuesi i Borussia Mönchengladbach, Thuram, (25) është shtuar në listën e trajnerit të Diedier Deschamps pasi që trajneri kishte ftuar vetëm 25 lojtarë kur e kishte bërë publikimin e skuadrës javën e kaluar, duke lënë një vend të hapur.
Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Kimpembe, në të njëjtën kohë, ka folur me Deschamps dhe mjekun e skuadrës së Francës në stërvitje të së hënës duke i thënë atij që ai nuk beson se është rikuperuar mjaftueshëm nga lëndimi i thembrës së Akilit.
Franca ka thënë se e falënderon 27 vjeçarin për “shërbimet e tij” dhe sinqeritetin.
Disasi, (24) nuk ka munguar asnjë ndeshje me Monacon këtë sezon. Ai ka shënuar dy gola dhe ka bërë katër asiste në të gjitha garat.
Thuram e kompleton sulmin e frikshëm të Francës ku do të jetë aty me Karim Benzema (Real Madrid), Kingsley Coman (Bayern Munich), Ousmane Dembele (Barcelona), Olivier Giroud (AC Milan), Antoine Griezmann (Atletico Madrid), Kylian Mbappe (PSG) dhe Christopher Nkunku (Leipzig).
Thuram, djali i fituesit të Botërorit 1998 Lilian Thuram, ka qenë i mahnitshëm këtë sezon ku ka shënuar 13 gola dhe ka bërë katër asiste në të gjitha garat.
Skuadra e Francës:
Portierë: Alphonse Areola (West Ham), Hugo Lloris (Tottenham), Steve Mandanda (Rennes).
Mbrojtës: Lucas Hernandez (Bayern Munich), Theo Hernandez (AC Milan), Axel Disasi (Monaco), Ibrahima Konate (Liverpool), Jules Kounde (Barcelona), Benjamin Pavard (Bayern Munich), William Saliba (Arsenal), Dayot Upamecano (Bayern Munich), Raphael Varane (Manchester United).
Mesfushorë: Eduardo Camavinga (Real Madrid), Youssouf Fofana (Monaco), Matteo Guendouzi (Marseille), Adrien Rabiot (Juventus), Aurelien Tchouameni (Real Madrid), Jordan Veretout (Marseille).
Sulmues: Karim Benzema (Real Madrid), Kingsley Coman (Bayern Munich), Ousmane Dembele (Barcelona), Olivier Giroud (AC Milan), Antoine Griezmann (Atletico Madrid), Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain), Christopher Nkunku (Leipzig), Marcus Thuram (Borussia Mönchengladbach).