Fqinji abuzoi seksualisht me të në moshën 6-vjeçare, zbardhet dëshmia e të miturës: I moshuari e mohon

August 22, 2023
1 minut lexim

Ditën e djeshme më datë 21.08.2023, policia e Elbasanit vuri në pranga një 65-vjeçar, pasi akuzohet se kryer marrëdhënie me një të mitur 6-vjeç në vitin 2015.

Ka qenë e mitura tani 14-vjeç bashkë me nënën e saj që kanë shkuar në komisariat duke kallëzuar krimin e kryer nga i moshuari në vitin 2015.

Sipas dëshmisë së të miturës, në vitin 2015 teksa ndodhej në shtëpinë e gjyshërve, fqinji, në atë kohë 56-vjeç ka abuzuar seksualisht me të.

Për shkak të moshës së vogël, vajza ka thënë se nuk mban mend detaje.

I arrestuar  e ka mohuar ngjarjen, ndërsa policia po heton për dëshmitarë për të konfirmuar ngjarjen.

Në të kundër i moshuari do të lihet i lirë për mungesë provash.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin , 65 vjeç, banues në Elbasan, pasi rreth orës 10:00, të datës 20.08.2023, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, një 14-vjeçare dhe nëna e saj, të cilat kanë kallëzuar se në vitin 2015, shtetasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të miturën, në shtëpinë e gjyshërve të saj.

Veprimet procedurale me të miturën janë kryer në prani të nënës së saj, psikologës dhe avokatit. Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për të verifikuar këtë kallëzim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ushtarët izraelitë vrasin një 17-vjeçar palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar

Story i radhës

Përfundojnë hetimet ndaj Driton Lajçit, Gjykata Speciale del me njoftimin e fundit

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë