Pak kohë pasi mori detyrën Rektor i Univerzitetit Nënë Tereza në Shkup, Izet Zeqiri përveshi mëngët dhe doli në terren për të vizituar shkollat e mesme të Komunës së Çairit. Pas vizitave në shkolla, Zeqiri bashkë me ekipin e tij, shihet duke ngrënë drekë modeste me ekipin e tij, në një nga byrektoret e Çairit.
Jo zyrtarisht mësohet se qëllimi i vizitës ishte prezantimi i programeve studimore të UNT-së, para maturantëve të shkollave të mesme. Rektori Zeqiri dhe stafi i tij, me vizita të këtilla do të vazhdojnë edhe në komunat e tjera të vendit.