Foto e rrallë e Prishtinës së Fadil Vokrrit me trajner e famshëm hungarez  

January 25, 2022
1 minut lexim

Një fotografi sa një fjalë e Prishtinës së vitit 1982-1983, kur u bë anëtar i ri i elitës së futbollit ish jugosllav.

Kryetrajneri Bella Pallfi, me kombësi hungareze, bëri historinë! 

Ai me punën e tij ndërtojë një Prishtinë me emra të rinj dhe të jashtëzakonshëm, në krye me Fadil Vokrrin, Fadil Muriqin, Shefqet Sinanin, Edmond Rugovën, Sahit Kelmendin, Ramadan Cumilin, Faruk Domin, Faton Domin, Favzi Ramën, Agim Canën, Xhevdet Muriqin etj.

Një Prishtinë që mahniti të gjitha ish republikat ish jugosllave, duke e zënë vendin e tetë me 33 pikë në edicionin e parë. 
Që besa në hapje e mposhti Dinamon e Vinkovcit me 1:0, pastaj me 2:1 Partizanin e Beogradit, u mposht në 2:1 nga Rijeka vendas e në kryeqytet me 3:2 e mundën Dinamon e Zagrebit etj.   

Në këmbë nga e majta: Sahit Kelmendi II, Goran Popuvac, Jusuf Tortosh, Ramadan Cimili, Rade Stevanoviq, Petre Grujevski, Xhevdet Muriqi, fizioterapeut Nexhmedin Statovci.

Ulur nga e majta në rreshtin e dytë: trajner Aca Milaçiq, Milenkovic, Vukoje Iniq, Kosta Llaliq, Trajkoviq, Gani Dautaj, Faton Domi, Ramadan Mehana, trajner Ferhat Karabeg, dr. Mihajloviq.

Ulur nga e majta Fadil Muriqi, Favzi Rama, Edmond Rugova, Shefqet Sinani, Ramiz Krasniqi, kryetrajner Bela Pallfi, Fadil Vokrri, Agim Cana, Faruk Domi  dhe Sahit Kelmendi I.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kërcënimi i Veliajt ndaj FSHF, Kraja: Jetojmë në një realitet diktatorial, akti i Kryebashkiaku terrorist

Story i radhës

Shenjat e zodiakut që vështirë mund të lëndohen

Të fundit nga

ShkoLartë