Pasi Bastri Bajrami iu bashkëngjit në rrugëtimin e tij të kundërt me atë të liderit të Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha ka mbledhur sot edhe bashkëmendimtarë të tjerë, transmeton TV21.
Por, pavarësisht se janë me dhjetëra persona që ndajnë të njëjtin mendim, sërish nuk bëhet e ditur se si do të veprojnë.
“Koordinim me bashkë mendimtarët. Vazhdojmë bashkë në sfidat dhe rrugën e re!”, shkroi Hoxha.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Hoxha dhe Bajrami i cili gëzon mandat prej deputetit, kanë bërë të ditur se nuk pajtohen me politikën e të ashtuquajturit bllok opozitar, pasi dje lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami është ulur në një tryezë me Afrim Gashin e Alternativës dhe Izet Mexhitin e Lëvizjes së re politike për t’u koordinuar për krijimin e bllokut opozitar.
Burimi: TV21