Formohet Shoqata e Pensionistëve të TMK-së/FSK-së dhe Simpatizantëve, dega në Ferizaj

Gjatë ditës së djeshme  (29 janar 2022) në prani të delegatëve  është  mbajtur kuvendi për formimin e degës së VI-të të Ferizajt, i Shoqatës së Pensionistëve të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës / Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Simpatizantëve – “ELITA: ( SHPTMK/FSK &S – “ELITA”)

Kuvendi ka vazhduar punimet sipas Rregullores së Punës së Kuvendit të SHPTMK / FSK &S – “ELITA”

Agjenda kryesore e kuvendit ishte themelimi i Degës së VI-të të Ferizajt ( ku kjo degë përfshinë komunën e Ferizajt,  Lipjanit, Shtimes,  Kaçanikun, Shtërpcën dhe Komunën e Hanit të Elezit).

Nga ky kuvend sipas strukturës së degës u zgjodhen:

1. Kryetar – Imri Azemi

2. Nënkryetar – Elmi Hoxha

3. Nënkryetar  – Naim Imeri

4. Sekretar – Feim Qorrolli

5. Përgjegjësi për Logjistikë dhe Financa – Visar Islami

Vlen të theksohet  se më dt. 18 dhjetor të vitit 2021, Shoqata e Pensionistëve të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës / Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Simpatizantëve – “ELITA”, ka mbajtur kuvendin  në nivel qendrorë  ku edhe i ka zgjedhur organet udhëheqëse , kryetar është zgjedhur Gjeneralbrigade në pension Bajram Bekteshi.

Selia qendrore e shoqatës  është në Prizren, dhe përveç regjistrimit në Ministrinë  e Punëve të Brendshme ,  posedon aktin themelues, certifikatën e regjistrimit, strukturën organizative, statutin e shoqatës dhe të gjitha rregulloret për punën e kuvendit, bordit të shoqatës dhe mbarëvajtjet e saj.

SHPTMK/FSK & S – “ELITA” përveç selisë qendrore  në Prizren, shtrirjen do ta ketë edhe në 7 (shtatë) regjione – degë. (Skenderaj, Prizren, Pejë, Mitrovicë,  Prishtinë, Ferizaj dhe Gjilan).

Qëllimi i organizatës është që:

Të bashkoj dhe ofroj pensionistët e TMK / FSK-së dhe simpatizantët e tyre, rreth interesave e synimeve të përbashkëta.

 Ruaj, freskoj dhe zhvilloj njohuritë e fituara, dersa ishin në shërbim aktiv në     strukturat e organizuara të sigurisë, me njohuritë e reja.

Të ndërtoj, ngrit dhe forcoj gatishmërinë për ti dalë në ndihmë institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës në rast të kërcënimeve, rreziqeve dhe situatave tjera emergjente për vendin dhe shoqërinë,

Kryen edhe funksione tjera  sipas nevojës, në suaza të fushëveprimit të saj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kush janë 6 kandidatët e Berishës për zgjedhjet lokale në Shqipëri

Story i radhës

​Çikago: Burri që kaloi 20 vjet në burg u lirua pasi vëllai i tij binjak e pranoi krimin

Të fundit nga