Sot me fillim nga ora 16:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Liverpoolit dhe Brightonit, e vlefshme kjo për xhiron e nëntë të Premier Ligës angleze.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, Liverpooli barazoi pa gola me skuadrën e Evertonit, kurse Brightoni e mposhti 5:2 skuadrën e Leicesterit.
Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë katër pikë në tabelë, ku Liverpooli zë vendin e tetë me nëntë pikë, krahas Brightonit që renditet në pozitën e katërt me 13 pikë të arkëtuara.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin mars të këtij viti, ku asokohe Liverpooli regjistroi fitore me shifrat 2:0.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Liverpoolin nuk do të paraqiten Jones, Keita, Chamberlain, Ramsey, Robertson, Kelleher dhe Konate, kurse te Brightoni mungojnë Moder dhe Mwepu.
Tanimë të dy trajnerët kanë zbuluar se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, ku trajneri Jurgen Klopp ka habitur me disa zgjedhje, ndërkaq formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Liverpooli (4-3-3): Alisson; Tsimikas, Van Dijk, Matip, Alexander-Arnold; Thiago, Fabinho, Henderson; Carvalho, Firmino, Salah
Brightoni (3-4-2-1): Sanchez; Veltman, Dunk, Webster; March, Caicedo, Mac Allister, Estupinan; Gross, Trossard; Welbeck