Në orën 17:00, Portgualia e drejtuar nga Fernando Santos do të nisë siparin e saj, në “Katar 2022”, kundër një rivali tepër të lehtë, të paktën në letër, siç është Gana.
Portugali do të rreshtohet me një formacion 4-3-3. Në qendër të portës ndodhet Diogo Costa, porta e të cilit do të ruhet nga Cancelo, Dias, Pereira dhe Guerreiro, vendosur respektivisht nga e djathta në të majtë. Mesfusha do të kompletohet nga Neves, Bernardo Silva dhe Fernandes, ndërsa sulmi do të kompletohet nga Otavio dhe Joao Felix në krah, të cilët do të kenë për detyrë furnzimin me topa të kapitenit të tyre, Cristiano Ronaldo, i cili është vendosur i vetëm në qendër të sulmit.
Në krahun tjetër, Gana është rreshtuar me një formacion 5-4-1, me Ati-Zigi në portë, Baba, Salisu, Amartey, Djiku dhe Seidu në mbrojtje, rreshtuar nga e djatha në të majtë. Mesfusha është e përbërë nga Abdul Samed dhe Partey në qendër, dhe Ayew e Kudus në krahët e sulmit. I vetëm në sulm do të jetë 28-vjeçari i Athletico Bilbaos, Inaki Williams.