Sektori i ndërtimit në krizë, bien me 40% lejet e ndërtimit

Sektori i ndërtimit  ka pësuar një ulje të fortë të numrit të lejeve të ndërtimit gjatë periudhës korrik-shtator. Sipas të dhënave të INSTAT lejet e miratuara gjatë kësaj periudhe kanë pësuar një rënie me gati 40 % nëse e krahasojmë me një vit më parë. Në tremujorin e tretë 2022 janë miratuar gjithsej 269 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 442 leje të miratuara në tremujorin e tretë 2021.

Sipas të dhënave të INSTAT edhe Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e tretë  është ulur ndjeshëm duke shënuar një rënie prej 25,8 % .

Po ashtu edhe vlera e përafërt e llogaritur për lejet e ndërtimit është më e vogël për tre muaj e këtij viti në krahasim me një vit më parë dhe rezulton 21,6 miliardë lekë, nga 22,5 miliardë lekë që ishte.

Kryeqyteti vijon që të marë numrin më të lartë të lejeve të ndërtimit dhe gjatë periudhës korrik shtator vetëm për Tiranën janë miratuar 86 leje ndërtimi.

Pas kryeqytetit renditet Durrësi me 82 leje .Ndryshimi i numrit të lejeve të miratuar është ndjeshëm më I ulët për qarqet e tjera, kështu Korça ka marrë aprovim për 20 ndërtime dhe Lezha për 17 objekte. Vlen të theksohet se një rënie të ndjeshme të lejeve për ndërtimin e objekteve të reja ka pësuar Vlora e cila renditet e fundit vetëm me tre të tilla.

Po sipas të dhënave të INSTAT, nëse bëjmë një krahasim të  sipërfaqes së lejeve të ndërtimit që është dhënë për kryeqytetin për 9 mujorin rezulton se është rritur me 16.7%. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Formacionet zyrtare Portugali-Ganë, Cristiano Ronaldo në aventurën e fundit Botërore

Story i radhës

Makthi i vajzave, por pse burrat nuk kanë thuajse kurrë CELULIT?

Të fundit nga