Egnatia pret në shtëpi Vllazninë me rrogozhinasit që janë të përfshirë në garën e mbijetesës dhe pikët i kanë jetike, ndaj do t’i kërkojnë me ngulm edhe ndaj shkodranëve. Për kuqeblutë debuton trajneri Elvis Plori, i cili e rreshton skuadrën në fushë me formacionin 4-2-3-1.
Nga minuta e parë në vendin e Aralicës të pezulluar, aktivizohet Djurdjevic, ndërsa një vend në formacionin titullar ka edhe për Smajlin. Nga ana tjetër, trajneri Zekirija Ramadani e ka vendosur skuadrën në fushë me formacionin 4-1-4-1, ku në sulm i vetëm luan Pedro, ndërsa braziliani do të ketë edhe mbështetjen e Jackson apo Maganit.
Egnatia (4-1-4-1): Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Lila, Agbekpornu, Magani, Iseni, Duranski, Jackson, Pedro
Trajner: Zekirija Ramdani
Vllaznia (4-2-3-1): Zogovic, Adili, Diagne, Bulatovic, Hakaj, Krymi, Heric, Kruja, Smajli, Mustedanagic, Djurdjevic
Trajner: Elvis Plori
Arbitër: Klodian Shahini
Asistentë: Arbër Zalla, Tauland Kasa
Arbitër i katërt: Orlando Kuka
VAR: Kreshnik Cjapi
AVAR: Ilir Tartaraj.