Të hënën në 14 qytete të vendit do të nis karavani i vaksinimit

Të hënën në 14 qytete të vendit do të nis karavani i vaksinimit kundër kovid-19. Ky aktivitet i Minstrisë së Shëndetësisë mbështet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, USAID dhe UNICEF.

Nga Ministria e Shëndetësisë thanë se vaksinat që përdoren janë të sigurta dhe shtëpitë e shëndetit kanë sasi të mjaftueshme. Sipas tyre, imunizimi mbetet mbrojtja më efektive kundër koronavirusit, zhvillimi i një forme të rëndë të sëmundjes, hostpializimieve dhe vdekjeve, ndërsa imuniteti kolektiv siç thonë është mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë.

Në secilin vend që do të ketë karvan të vaksinimit, qytetarët do të kenë mundësi të vaksinohen dhe të informohen për përfitimit e imunizmit kundër kovid—19. Gjithashtu, në këto lokacione qytetarët që janë vaksinuar jashtë vendit do të kenë mundësi të regjistrohen në sistemin “Termini Im’”. /SHENJA/

Story i mëparshëm

Parandalimi bërthamor në shekullin XXI, mund të shërbejë si një shtyllë e sigurisë ndërkombëtare!

Story i radhës

Formacionet zyrtare, Egnatia-Vllaznia

Të fundit nga