Argjentina rikthehet pas 15 vitesh të luajë një ndeshje përballë Australisë.
Dy kombëtaret do të ndeshen me tyre sonte në “Ahmad bin Ali Stadium” (20:00) për një biletë në çerekfinalet e Botërorit të Katarit, aty ku i pret Holanda e Van Gaal.
Trajnerët Lionel Scaloni dhe Graham Arnold kanë përzgjedhur titullarët e sfidës së sotme.
Kombëtarja albiceleste zbret në fushë me rreshtimin “4-1-2-3”, ndërsa australianët përgjigjen me skemën “4-4-2”.
Papu Gomez rikthehet si titullar në formacionin e Argjentinës. 34-vjeçari i Sevillas në La Liga, e nisi nga minuta e parë duelin e parë në grup ndaj Arabisë Saudite, ndërsa sot do të formojë treshen ofensive të Argjentinës bashkë me Leo Messin dhe Julian Alvarez.