BBC: Janë zhdukur 39 fëmijë shqiptarë në Angli

 

BBC ka raportuar për zhdukjen e 39 fëmijëve shqiptarë që kanë kaluar kanalin e La Manshit gjatë muajve të fundit për në ishull. Në shkrimin që mban firmën e gazetarit Simon Jones theksohet fakti se nuk ka asnjë gjurmë prej tyre që prej momentit që kur janë regjistruar nëpër zyrat e emigracionit në Angli. BBC thekson se bëhet fjalë për fëmijë që nuk kanë mbushur 18 vjeç dhe që kanë hyrë në vend gjatë kohëve të fundit. Sipas këtij lajmi, që prej tetorit 2022, autoritetet britanike kanë regjistruar 197 fëmijë shqiptarë që janë futur në vend, por nuk ka asnjë gjurmë për 39 prej tyre.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kufiri i çmimit të naftës ruse, Von der Leyen: Vendimi do të “godasë” të ardhurat e Rusisë

Story i radhës

Formacionet Argjentinë – Australi

Të fundit nga