Forcat izraelite vranë një palestinez në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar dhe arrestuan një tjetër pasi fillimisht e plagosën, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, thuhet se forcat izraelite qëlluan dhe vranë një të ri 19-vjeçar palestinez në qytetin Sebastia të Nablusit në Bregun Perëndimor, dhe se trupi i palestinezit që u qëllua është dorëzuar.
Në deklaratë thuhet se forcat izraelite arrestuan një tjetër palestinez pasi fillimisht e kanë plagosur.
Televizioni shtetëror palestinez tha se forcat izraelite hapën zjarr ndaj një automjeti në Sebastia që kishte dy palestinezë.