Forcat izraelite vranë një palestinez në Bregun Perëndimor

July 20, 2023
1 minut lexim

Një i ri palestinez humbi jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë në qytetin e Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA raportoi se shpërthyen incidente midis palestinezëve që donin të parandalonin bastisjen dhe forcave izraelite të dislokuara për sigurinë e grupit të kolonëve hebrenj që bastisën Makamin e Jusufit në Nablus mbrëmë.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se në spitalin “Rafidiya” po trajtohen 3 persona, dy prej të cilëve të plagosur rëndë ndërsa Badr Sami Ribhi al-Misri (19) ndërroi jetë si pasojë e një plumbi izraelit.

Drejtori i Qendrës së urgjencës së Gjysmëhënës së Kuqe në Nablus, Ahmed Jibril deklaroi se 30 persona kanë pësuar dëmtime të rënda në rrugët e tyre të frymëmarrjes për shkak të përdorimit intensiv të gazit lotsjellës për të shtypur incidentet.

Ai tha se forcat izraelite nuk lejuan kalimin e ekipit të urgjencës, i cili u nis për trajtimin e një foshnjeje 12-ditore të prekur nga bombat me gaz. Kolonët hebrenj nën mbrojtjen e ushtrisë izraelite bastisin shpesh zonën e njohur si “Makami i Jusufit”, për të kryer rituale fetare.

Hebrenjtë besojnë se varri i profetit Jusuf ndodhet në “Mekamin e Jusufit” që ndodhet në qytetin Nablus në Bregun Perëndimor. Megjithatë, shumë arkeologë thonë se varri në fjalë ka një histori vetëm disa shekullore dhe i përket një muslimani të quajtur Jusuf ed-Duveykat.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

TM Roh zbulon pak rreth eventit Samsung Unpacked të radhës: Dizajne dhe inovacione të frymëzuara nga ju

Story i radhës

Erdoğan do të inaugurojë terminalin e ri të aeroportit Ercan në Qipron Turke

Të fundit nga

ShkoLartë