Forcat izraelite plagosin 2 palestinezë dhe arrestojnë 15 të tjerë në Bregun Perëndimor

min lexim

Forcat izraelite në bastisjet e kryera në rajon të ndryshme në Bregun Perëndimor të pushtuar plagosën 2 palestinezë dhe arrestuan 15 të tjerë, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga autoritetet lokale në Nablus që ndodhet në veri të Bregut Perëndimor, mësohet se forcat izraelite kryen bastisje ndaj kampit të refugjatëve Belde Beit.

Në ngjarjet e shënuara mes banorëve të zonës dhe forcave izraelite, u plagosën me plumba të vërtetë 2 palestinezë si dhe dhjetëra të tjerë u ndikuan nga gazi lotsjellës.

Po ashtu ngjarje të ngjashme u shënuan dhe në kampin e refugjatëve Aide në afërsi të Betlehemit në jug të Bregut Perëndimor.

Sipas të dhënave të marra nga dëshmitarët, bëhet e ditur se forcat izraelite që kryen bastisje në kamp kanë ndërhyrë me plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës ndaj palestinezëve.

Në një deklaratë me shkrim nga Klubi i të Burgosurve Palestinezë thuhet se “Ushtria izraelite, arrestoi 15 palestinezë në disa qytete dhe qyteza të Bregut Perëndimor”.

Forcat izraelite shpeshherë kryejnë bastisje ndaj shtëpive në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor nën pushtim dhe arrestojnë palestinezët me akuza të ndryshme.





Story i mëparshëm

Asus lançon pllakat amë dhe kartat grafike të para pa kabllo

Story i radhës

Nga Kosova në Kuvajt, Danimarkë e deri në Ukrainë! Presidenti Begaj dekreton emërimin e 8 ambasadorëve të rinj

Të fundit nga

Tërmet në Strumicë

  Një tërmet është ndjerë rreth orës 21:45 të mbrëmjes së sotme në afërsi të Strumicës,