“Folëm për zhvillime të reja”, Kurti takon Erdoganin në Stamboll: E falenderova për mbështetjen për anëtarësim në NATO dhe KiE

February 3, 2023
min lexim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se me të folën për mundësi të reja të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik e tregtar, të sigurisë e të mbrojtjes.

Kurti tha se me Erdoganin folën për zhvillimet në rajon e më gjerë, teksa shtoi se janë mirënjohjës për rolin e Turqisë në intervenimin e NATO-s në Kosovë gjatë vitit 1999.

“Jemi gjithnjë mirënjohës për rolin e Turqisë në intervenimin e NATO-s në Kosovë në vitin 1999, për ndaljen e gjenocidit mbi popullin e Kosovës e që solli çlirimin e paqen në vend, për kontributin e pakursyer në ndërtimin e institucioneve, shpalljen dhe njohjen e pavarësisë sonë dhe për mbështetjen e plotë e të pakursyer të Turqisë në politikën e jashtme”.

“E falënderova presidentin Erdogan për përkrahjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në KiE. Në NATO na bashkon orientimi e në KiE vlerat. Në të dyja na bashkon momenti kritik nëpër të cilin po kalon Evropa”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se një nga synimet kryesore si Qeveri e Kosovës, është krijimi i një mjedisi të favorshëm për të tërhequr investitorë të huaj, në mënyrë që sipas Kurtit, të krijohet një ekonomi e qëndrueshme.

“Turqia është ndër partnerët tonë kryesor ekonomik e tregtar. Kjo na gëzon po nuk duhet të na mjaftojë. Le ta shfrytëzojmë aktualitetin e bashkëpunimit për ta arritur potencialitetin e madh të tij”, tha Kurti, shkruan Klankosova.tv.

Më tej, Kurti foli edhe për komunitetin turk në Kosovë e komunitetin shqiptar në Turqi, ku tha se komuniteti turk në Kosovë ka luajtur një rol pozitiv dhe të rëndësishëm në historinë moderne të Kosovës.

“Komuniteti turk është pjesë integrale e mozaikut tonë të pasur shoqëror dhe kulturor. Sot përfaqësues të këtij komuniteti janë kudo në institucione qendrore e lokale, duke dhënë kontributin e tyre për një Kosovë më të mirë e mirëqenie më të lartë”.

“Në anën tjetër, qytetarët e Turqisë me origjinë nga Kosova po ashtu kanë luajtur një rol të veçantë me kontributin e tyre përgjatë historisë së Turqisë. Ata edhe sot janë një komunitet shembullor e i suksesshëm në Turqi”, është shprehur Kurti.

TutjMe tej, kreu i qeverisë tha se komuniteti turk në Kosovë dhe ai shqiptar në Turqi janë urë e fuqishme e lidhjes mes dy shteteve.

“Bazën e kemi të mirë, lidhjet e forta, vullnetin e madh, andaj lë të angazhohemi për më shumë mundësi, më shumë bashkëpunim dhe më shumë shkëmbim”, tha Kurti.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ahmeti: Jemi në momente historike dhe vendimtare

Story i radhës

Ramush Haradinaj: Kosova është me fat që gjendet përkrah Amerikës

Të fundit nga

LSDM zgjodhi kryesinë e re

Ish-ministrja e mjedisit jetësor Kaja Shukova, profesoresha e Fakultetit Juridik në Shkup Ana Çupeska, Metodija Ilievski-anëtar i Këshillit të Komunës së Manastirit dhe Kristina Kostova-anëtare e Bordit Qendror të LSDM-së, janë nënkryetarët
ShkoLartë