Fol e rruj vo…

min lexim

Nuk bindet bota me fjalë të bukura.., shqiptarët vazhdimisht mburren me lashtësinë e tyre, nuk është mjaft… Ata flasin për të kaluarën, jo të sotmen, as të ardhmen, flasin për diçka që nuk e kanë shkruar vetë. Shumica flasin për historinë, si mitologji, pa e njohur atë fare. Një shumice dominante nuk i dinë as ditëlindjet e fëmijëve, të prindërve, ndërsa predikojnë se janë njohës të historisë.

Ata flasin për demokracinë e në fakt kanë logjikë diktatorësh. Ata flasin për kulturën, civilizimin e demokracinë, por e vërteta është se një pjesë bukur e mirë janë racist. Ne lavdërohemi për autoktoni dhe fise, derisa bota nuk flet për aristokratët e tyre dhe mbretërit e tyre. Ne eksplorojmë të kaluarën vazhdimisht të okupuar, dhe flasim për lirinë. Ne mburremi për të kaluarën, pa objekte historike, as arkitekturë. Ne flasim për natyrën e bukur, pa parqe. A thua do të jemi ndonjëherë vetëkritikë dhe ta fajësojmë veten për diçka, apo vazhdimisht të tjerët i kanë fajet që ne jemi të tillë…

Këta diktatorë të vegjël, nuk kanë kuptuar vlerën e lirisë dhe të tolerancës ndërnjerëzore, ata e shikojnë shtetin si shtalb misri për ta çvoshkur, për ta vjedhur e plaçkitur, ata realisht më shumë e duan anarkinë sesa ligjin dhe shtetin. Deri më tash kështu ishte, u dëshmua, ndoshta më vonë do të jetë ndryshe… por askush nuk lavdërohet më shumë sesa shqiptarët për primitivizmin e tyre, ku sharja, fyerja, nënçmimi, ofendimi… është libër leximi dhe gjuhë e përditshme e komunikimit.

Fjalët me fal, faleminderit… e shumë fjalë të bukura shqipe rrallë mund ti hasësh në fjalorin e përditshëm…, në të vërtetë shqiptarët i gjeti Amerika dhe ua dha përkëdheljen, se pa përkëdheljen e saj do t’ishim përherë e mot të humbur…

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Barcelona është shumë afër t’i sigurojë shërbimet e supertalentit

Story i radhës

Ja sesi aplikacioni Facebook do të ndryshojë në mënyrë drastike për të konkurruar TikTok

Të fundit nga