fluks udhetaresh ne morine fundjava sjell mijera vizitore nga kosova drejt shqiperise 6a808a75559dc

Fluks udhëtarësh në Morinë, fundjava sjell mijëra vizitorë nga Kosova drejt Shqipërisë

August 15, 2026
1 minut lexim

Mëngjesi i kësaj të shtune nisi me fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën e kalimit kufitar të Morinës. Gjatë gjithë kohës, po zbatohet procedura e thjeshtuar e kalimit të kufirit për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa herë pas here, për shkak të numrit të madh të mjeteve, janë krijuar kolona të gjata që janë shtrirë deri në thellësi të territorit të Kosovës.

Një pjesë e qytetarëve nga Kosova, pasi kanë përfunduar pushimet në Shqipëri, po rikthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Ndërkohë, një tjetër pjesë e udhëtarëve po i drejtohet qyteteve bregdetare shqiptare për të kaluar fundjavën apo ditët e mbetura të sezonit veror, raporton RTSH.

“Në Ksamil kemi ndenjur gjashtë ditë me familjen. Përshtypja është e mirë. Si gjithmonë Shqipëria është për ne shumë më e përshtatshme për pushime. E kishim me mëdyshje këtë vit edhe Greqinë, por përfundimisht vendosëm përsëri në Shqipëri”, tha një pushues.

“Për fundjavë ishim Durrësi është një vend i mirë. Ne veç kur kalojmë kufirin na bëhet zemra mal”, tha një tjetër.

“Kemi ardhur prej Mitrovice edhe po shkojmë në pushim në Tiranë, Sarandë, Ksamil”, u shpreh një tjetër.

Fluksi i lartë i qytetarëve dhe automjeteve nga Kosova në pikat kufitare me Shqipërinë është ndjerë pothuajse gjatë gjithë javës, por ditët më të ngarkuara vijojnë të jenë fundjavat. Sipas të dhënave të raportuara, mesatarisht mbi 35 mijë shtetas hyjnë çdo ditë në territorin e Shqipërisë, ndërsa pothuajse i njëjti numër regjistrohet edhe në dalje.

Morina mbetet një nga pikat kryesore të lëvizjes mes Kosovës dhe Shqipërisë, veçanërisht gjatë sezonit turistik, ndërsa autoritetet vijojnë të punojnë me kapacitetet në dispozicion për të përballuar fluksin dhe për të garantuar një kalim sa më të shpejtë të udhëtarëve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

thaci ska pasur dokument per ndarjen e maqedonise 6a8073ed7506a
Lajmi i mëparshëm

Thaçi: S’ka pasur dokument për ndarjen e Maqedonisë

aksident ne rrugen e kombit automjeti perfundon ne kanal shoferi dergohet me urgjence ne spital 6a808af233319
Lajmi i radhës

Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti përfundon në kanal, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

Të fundit nga

ShkoLartë